Teuta zyrtarizon një largim. Klubi bregdetar dhe Kenan Hreljic, qendërmbrojtësi 22-vjeçar, janë ndarë mes tyre, duke zgjidhur me konsensus kontratën që përfundonte në 31 dhjetor.
Boshnjaku u bashkua me ekipin e Edi Martinit në muajin janar dhe mbylli ditën e sotme aventurën durrsake, duke u larguar me dy trofe të fituar; Kupën dhe Superkupën e Shqipërisë.
“KF Teuta zyrtarizon mbylljen e bashkëpunimit me Kenan Hreljic. Boshnjaku ka ndërprerë sot marrëveshjen me Teutën.
Klubi falënderon Kenan Hreljic për kontributin e dhënë me fanellën tonë dhe njëkohësisht i uron suksese në karrierë“, lexohet në komunikatën e Teutës. /abcnews.al

