Milani ka arritur akordin me Eintracht Frankfurt sa i përket Jens-Petter Hauge, i cili do të luajë në Bundesliga sezonin e ardhshëm.
Kuqezinjtë kanë pranuar ofertën e Eintracht Frankfurt për huazimin e sulmuesit të majtë nga Norvegjia.
Nëse bindet nga paraqitjet e 21-vjeçarit, klubi gjerman do të ketë të drejtën e blerjes së Hauge për shumën e 12 milion eurove.
Lojtari nordik pritet në Frankfurt ditën e sotme për të kryer vizitat mjekësore dhe për të firmosur kontratën me Eintracht. /abcnews.al