Rregullat e futbollit ndryshojnë gjithmonë me kalimin e kohës, teksa FIFA po studion një ndryshim të madh që lidhet me ndeshjet e ekipeve kombëtare. El Pais raporton se një futbollist mund të aktivizohet me më shumë se një kombëtare në të ardhmen!
Një rregull i ri që dukej absolutisht i pamundur deri para disa muajsh. Qeveria Botërore e Futbollit e lidh këtë vendim me lojtarët e rinj, të cilët do të kenë një shans të dytë nëse nuk ia dalin të ruajnë vendin e tyre në ekipin kombëtar.
Këta të fundit nuk lejohen të aktivizohen me një kombëtare tjetër, nëse kanë debutuar më parë me një të tillë. Merkato edhe në përfaqësuese, diçka e paimagjinueshme deri pak kohë më parë. /abcnews.al