Flamurtari i Prishtinës ka bërë disa afrime në merkaton e janarit. Klubi që garon në Ipko Superligaka njoftuar pjesë e tyre nga sot janë gjashtë futbollistë, dy prej të cilëve në shkuarën kanë luajtur në Superiore.
Njëri është sulmuesi anësor, Altin Lloga, i aktivizuar me Laçin dhe Elbasanin, kurse tjetri është Valto Zeqaj, mbrojtësi që rikthehet në Kosovë pas një eksperiencë 6-mujore me ekipin mëmë të Flamurtarit të Vlorës.
“Mirë se vini në K.F. FLAMURTARI! Valdo Zeqaj, Altin Lloga, Arber Mustafa, Bashkim Shala, Donart Hasanaj, Lubomir Gucev”, thuhet shkurtimisht në njoftimin e bërë nga klubi i Flamuretarit në rrjetet sociale, sigurisht shoqëruar edhe me një foto të futbollistëve me drejtuesit e klubit, Agim Hasanaj dhe Arbnor Morina. /abcnews.al

