Teuta tashmë i ka tre portierë, pasi dyshes Frashëri dhe Çeleski i bashkohet edhe Vasil Petani. I riu, 19 vjeç, ka qenë pjesë e moshave të durrsakëve dhe më pas për gjashtë muaj u aktivizua edhe për Dinamon U19.
Në Durrës e kanë mbajtur nën vëzhgim dhe së fundmi i kanë ofruar një marrëveshjes, që është pranuar nga portieri. Sot ka ardhur edhe zyrtarizimi nga Teuta, që ka dalë me njoftim në rrjetet sociale.
“KF Teuta mendon për të ardhmen, firmos me portierin e talentuar Vasil Petani. Vasil Petani është 19-vjeçar, ëndrrën e tij për t’u bërë futbollist cilësor ka vendosur që të behet tek KF Teuta.
Petani luan në pozitën e portierit, si futbollist është rritur dhe formuar në Akademinë e KF Teutës, ku ka qenë pjesë e të gjithave grupmoshave. Gjithashtu Petani ka qenë pjesë e Dinamos për një periudhë 6 mujore”, njofton klubi durrsak. /abcnews.al

