Merkato e Mourinhos nis nga porta, Roma synon akordin me një legjendë

schedule22:19 - 14 Maj, 2021

schedule 22:19 - 14 Maj, 2021

Jose Mourinho do të nisë punën me Romën më 1 korrik. Një rikthim pas 11 vitesh në Serie A për “Special One”, që ia ka dalë të krijojë entuziazëm të madh te tifozët e zjarrtë të ekipit kryeqytetas.

Tashmë priten përforcime të rëndësishme në merkato. Gjithçka nis nga porta dhe verdhekuqtë po mendojnë t’i ofrojnë një kontratë Gianluigi Buffon.

“Gardiani i përjetshëm” nuk ka ndërmend të tërhiqet, edhe pse në janarin e ardhshëm do të mbushë 44 vjeç. Pak ditë më parë lajmëroi largimin nga Juventusi në fund të sezonit.

Buffon ndodhet në formë të mirë dhe pasioni për të qëndruar mes shtyllave vijon të jetë maksimal. Mou beson shumë tek eksperienca e madhe e portierit italian.

Mediat italiane raportojnë se shanset që Buffon të transferohet në kryeqytet janë rritur shumë kohët e fundit, por duhet pritur fundi i sezonit për të mësuar më shumë rreth këtij operacioni me kosto zero. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!