Diego Laxalt është larguar përfundimisht nga Milani. Mbrojtësi i majtë nga Uruguai, do të luajë me rusët e Dinamos së Moskës duke filluar nga sezoni i ardhshëm.
3.5 milion euro përfitojnë nënkampionët e Italisë nga operacioni i shitjes së 28-vjeçarit latin. Ndërkohë, Milani ka vendosur të blejë përfundimisht Fotios Pseftis.
Official Statement: Diego Laxalt ➡ https://t.co/j7M8iwUT9A
Comunicato Ufficiale: Diego Laxalt ➡ https://t.co/iErw4TgbsN#SempreMilan pic.twitter.com/BsAAhWCkCY
— AC Milan (@acmilan) June 22, 2021
18-vjeçari grek aktivizohet në rolin e portierit dhe u huazua shtatorin e kaluar nga Asteras Tripoli te kuqezinjtë e Stefano Piolit, teksa gjatë kësaj kohe është aktivizuar me ekipin e të rinjve.
Paraqitjet e adoleshentit kanë qenë pozitive dhe Milani ka arritur akordin me klubin grek për blerjen e plotë të kartonit të “gardianit”.
Ndërkohë, dyshja Maldini-Massara i janë rikthyer një dëshire të vjetër, që është Andrea Belotti. Drejtuesit e “Djallit” kanë tentuar të nisin negociatat me Torinon, por asgjë.
Klubi granata kërkon 34 milion euro për të lënë të lirë kapitenin dhe sulmuesin kryesor të skuadrës, për të cilin interesohet edhe Roma e Jose Mourinho.
Një shumë e papërballueshme për Milanin, që pëlqen edhe Burak Yilmaz sipas TMW, sulmuesin turk të Lille, ekip që e udhëhoqi drejt fitimit të titullit në Francë.
35-vjeçari pëlqehet nga Milani, që po e monitoron me kujdes situatën e tij. Sulmuesi turk ka edhe një vit kontratë me Lille, teksa kushton rreth 3 milion euro. /abcnews.al