Milani kërkon me doemos të përforcojë repartin e mbrojtjes dhe dyshja Boban-Maldini po shqyrtojnë disa alternativa. Siç raportojnë mediet italiane, plot 40 milionë euro janë përgatitur për mbrojtësin turk të Juventusit, Merih Demiral.
Ky i fundit nuk është në planet e Sarrit dhe i ka bërë presion klbuit me largim nëse nuk luan. Duket se Sarri nuk ka ndërmend të aktivizojë Demiralin dhe një largim i tij në janar është mëse i mundur. Milani kërkon të përfitojë nga kjo situatë dhe është gati të paguajë për shërbimet e tij.
Edhe Manchester United dhe Arsenal janë të interesuara për shërbmet e Demiral, por turku preferon të qëndrojë në Serie A, për të treguar se aventura e tij te Juventusi është vetëm një hap fals./abcnews.al