Në Angli po flitet shumë për të ardhmen e mesfushorit të Birmingham Cityt, Jude Bellingham. Adoleshenti shkëlqeu këtë sezon në Championship dhe ra menjëherë në radarin e klubeve të mëdha. Sipas raportimit të ‘’The Athletic’’, Bellingham ka pranuar ofertën e Borussia Dortmund dhe ai pritet të fitojë plot 3 milionë euro në sezon.
Ndërkohë Birmingham pritet të fitojë 25 milionësi euro nga shitja e 17-vjeçarit si dhe një përqindje të majme nëse gjermanët do ta shesin lojtarin në të ardhmen. Jude pritet të firmosë kontratën e tij me Dortmundin deri në vitin 2023.
Gjithashtu interesim për shërbimet e tij ka shfaqur edhe Manchester United, por kalimi tek verdhezinjtë mund ta tundojë Bellingham pasi aty e ka të sigurtë pjesëmarrjen në Champions League. Në këtë sezon ai ka luajtur në 38 ndeshje për Birminghamin, ku ka shënuar dhe 4 gola. /abcnews.al