CAS do të japë një vendim final për merkaton e Partizanit këtë javë. Kështu ka konfirmuar juristi i klubit të Partizanit, Geri Burba. Ky i fundit ka bërë disa komente në faqen “Partizani.Net”, aty ku ka sqaruar shumë gjëra dhe ka thënë se CAS do të japë një vendim këtë javë.
Komenti ku Burba tregoi premtimin e CAS:
Ca do qe te te sqaroj, se e kam sqaruar 100 here ne media edhe prap s merr vesh… Meqe i ke vene faqes emrin e Partizanit s te jep njeri te drejte te flasesh ne emer te tifozëve dhe te thuash budallalleqe nga me spektakolaret. Ose nuk kupton hic nga kjo situate dhe merr persiper te besh prokurorin dhe gjyqtarin pa lidhje ose ke ndonje qellim te caktuar personal qe me keqperdor emrin si pa te keq. Megjithatë po ta sqaroj edhe njehere per hir te tifozëve qe ndjekin kete faqe. Urdhrin per pezullimin e efekteve te vendimit te FIFA-s ( per zhbllokimin e merkatos) e nxjerr CAS nuk e nxjerr as une e as klubi. Kerkesen klubi e ka derguar me kohë dhe kur ta shikoje CAS te arsyeshme dhe sipas procedurave te veta do ktheje përgjigje. Ca do qe te te sqaroj tjetër ne lidhje me kete teme?! Kur te vije pergjigja do e publikojme menjëherë cilado qe te jete ajo. Duro sic po durojme te gjithe ne dhe te fyesh punonjesit e klubit nuk e bën përgjigjen e CAS qe te vije me heret! Pastaj kur merr përsipër dhe flet per lojtare te caktuar, a e ke pyetur ti ndonjëherë lojtarin perkates nese ka marre ose jo oferte nga klubi Partizani? Pyete njehere per keto pastaj nxirr konkluzine a po na i marrin lojtaret apo jo… Klm“.
Më poshtë, janë dhe komentet mes juristit të Partizanit, Geri Burba, dhe faqes së lartpërmendur.