Merimanga gjigante e varur në semafor bën xhiron e rrjetit, tmerrohen njerëzit

schedule14:22 - 22 Shkurt, 2021

schedule 14:22 - 22 Shkurt, 2021

Fotoja e një merimange gjigante të kapur pas një semafori është bërë virale menjëherë pas publikimit në rrjete sociale. Ishte Joel Hogan ai që bëri foton e merimangës shtatzënë në Australi, e cila po ngjitej në kabllot e semaforit.

Fotoja e postuar në Facebook ka marrë mijëra komente, ku disa bënin shaka e të tjerë shprehnin frikë.

“Nëse do ta godisni atë merimangë me gazetë, ajo me siguri do ta kapte dhe do ju godiste mbrapsht”, ka qenë një nga komentet, ndërsa një tjetër tha: “Si duket, të gjithë do të aksidentohen me makinë, sot”.

Një përdorues në Facebook tha se ajo lloj merimange është e njohur si “Golden Giant”, një nga speciet më të mëdha të gjuetarëve në Australi, i gjetur në pyjet bregdetare të Australisë Veriore./e.b-abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!