Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Mercenarët serb në Ukrainë/ Media britanike: Luftojnë në këmbim të mbështetjes për të marrë Kosovën

schedule17:15 - 15 Dhjetor, 2025

schedule 17:15 - 15 Dhjetor, 2025

Qindra militantë serb kanë udhëtuar në Ukrainë për të luftuar përkrah trupave ruse me besimin se Moska do t’i shpërblejë duke i ndihmuar të rimarrin territoret e humbura, si Kosovën.

Kështu shkruan britanikja The Telegraph, duke theksuar se një gjeneratë e re mercenarësh serb po përgatiteten për luftë.

Mes tyre, edhe veteranë nga lufta e Bosnjes, të cilet po përdorin masivisht rrjtetet sociale per t’i  inkurajuar të rinjtë serbë që t’u bashkohen atyre në Rusi.

Disa ofrojnë deri 23 mijë paund për ata që të regjistrohen dhe të luftojnë në Ukrainë.

Media britanike merrr shembullin e Dario Ristiç, nacionalist serb, i plagosur ndërsa luftonte në Ukrainë me njësitin rus.

Ndërsa ndodhej në Ukrainë, Ristiç, i njohur me nofkën “i shpejti” dhe për kryerjen e sulmeve me snajper dhe me dron në qytete si Avdiivka, postonte video në Telegram së bashku me disa luftëtarë te tjerë serb në front më thirrjet: “Sapo të mbarojmë me këta fashistë të NATO-s këtu, do të kthehemi për të rifituar atë që është e jona. Lavdi Zotit, lavdi ‘Nënës Rusi’ – drejt fitores”.

Me t’u kthyer në vendlindje, Ristiç u arrestua në Aeroportin e Sarajevës, për bashkimin e një njësie paraushtarake të huaj, por që atëherë është liruar nga burgu dhe është vendosur në arrest shtëpiak në pritje të përfundimit të gjyqit ndaj tij.

Edhe tani larg frontit, ai ende konsiderohet një rrezik i madh për rekrutim pasi ka mbi 10 mijë ndjekës në rrjetet e tij sociale.

Një tjetër person që po ka ndikim mbi të rinjtë është Davor Saviçiç, i njohur si “ujku” nga ndjekësit e tij në internet.

Gjatë luftërave në ish-Jugosllavi në vitet ’90, ai luftoi në njësitin paramilitar të njohur si “Tigrat e Arkanit”, që është përgjegjës për shumë mizori të kryera kundër civilëve.

Sipas The Telegraph po këta emra, pasi kthehen nga fronti fillojnë dhe trajnojnë të rinjë të tjerë, për tu bashkuar me Rusinë.

Trajnimi përfshinte metoda për t’i shndërruar protestat paqësore në trazira të dhunshme, dhe trajnim për të përdorur dronë  për të prishur infrastrukturën civile dhe ushtarake, ç’ka sipas medias britanike është shqetësim për sigurinë e të gjithë Europës, po fillimisht për Ballkanin.  / abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!