Mercenarët e Wagner nuk do të luftojnë më në Ukrainë pasi kreu i grupit mercenar, Yevgeny Prigozhin refuzoi të nënshkruajë kontratë me Kremlinin, sipas kreut të komitetit të mbrojtjes të Dumës, Andrei Kartapolov.
Kartapolov tha se disa ditë përpara tentativës për rebelim, Ministria e Mbrojtjes e Rusisë njoftoi se “të gjitha grupet që kryejnë misione luftarake duhet të nënshkruajnë një kontratë” me ministrinë, njoftoi agjencia e lajmeve Tass.
Sipas Kartapolov, Prigozhin nuk nënshkroi kontratat dhe u informua se “Wagner nuk do të merrte pjesë në një operacion special ushtarak”.
/abcnews.al