Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka reaguar rreth deklaratave të bëra më herët nga presidenti rus Vladimir Putin për prezencë të mercenarëve shqiptarë në Ukrainë. Në një postim në llogarinë e saj në Tëitter, kryediplomatja amerikane shprehet se bëhet fjalë për gënjeshtra që qëllim kanë të mbjellin dyshime dhe të shmangin të vërtetën e pushtimit.
E vërteta, shprehet Kim, është që Rusia ka pushtuar Ukrainën dhe që është e përfshirë në një sulm të paramenduar, të paprovokuar, të pajustifikueshëm ndaj një kombi tjetër sovran.
Russian disinformation campaign is in overdrive. These are lies designed to sow doubt & distract from the truth, which is that Russia has invaded Ukraine, that Russia is engaged in a premeditated, unprovoked, unjustifiable assault of another sovereign nation. https://t.co/77KaoUIWoT
— Ambassador Yuri Kim (@USAmbAlbania) March 4, 2022
Pas deklaratave të liderit rus ka reaguar edhe ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka e cila sqaron se nuk ka mercenarë shqiptarë në Ukrainë. Xhaçka thekson se Shqipëria qëndron me Ukrainën dhe do të vazhdojë të punojë me të gjithë aleatët. /abcnews.al/