Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Mercedesi mundet nga Ferrari në SHBA

schedule20:35 - 22 Tetor, 2018

schedule 20:35 - 22 Tetor, 2018

Ljuis Hamilton pranoi gabimet e tij dhe të skuadrës së Mercedesit, pas dështimit në Çmimin e Madh në Amerikë. Piloti anglez nuk e fitoi dot titullin kampion të botës.

Shpesh optimizmi tejkalon edhe realitetin, por jo deri në fund. Ljuis Hamilton e humbi vendin e parë që në nisje në Çmimin e Madh të SHBA-së, dhe kuptoi se jo gjithçka është e parathënë nga fati. Gara amerikane duhej të ishte ajo e kurorëzimit, diçka për t’u mbajtur mend për gjithë jetën, veçse doli një luftë e ashpër, plot me sfida të vështira, që sollën atë që mund të quhet dështim, pra mosfitimin e titullit botëror.

Pasi Kimi Raikonen parakaloi kampionin që në start, skuadra e Mercedesit u përpoq të reagonte me ndryshim strategjie, duke e futur Hamiltonin më herët për ndërrim gomash. U duk si goditje fituese, por nuk ishte e tillë. Mercedesi i pilotit anglez pati konsumim më të madh gomash se makinat e tjera, dhe kjo nuk e lejoi të mbante vendin e parë. Tridhjetetrevjeçari nuk u ndihmua as nga gabimi i radhës i Sebastian Fetelit, që sërish doli nga pista me Ferrarin e tij, e duke u kënaqur vetëm me vendin e katërt.

Titulli nuk u fitua, sepse në xhirot e fundit, Hamilton nuk qe në gjendje të parakalonte Ferrarin e Raikonenit dhe Red Bullin e Verstapenit. Gjithsesi, ishte një fund i shkëlqyer për një sport, që shpesh bëhet monoton. Hamilton u shpreh kështu pas garës.

“Askush nuk mund të veçohet si fajtor, – u shpreh Hamilton pas garës, – të gjithë jemi fajtor, por tashmë do të mblidhemi tek dërrasa e zezë për të mësuar leksionin. Kjo është arsyeja pse jemi skuadra më e mirë e botës. Pati shumë gjëra që nuk na shkuan mbarë, dhe që e bënë garën tonë më të keqe sesa ishte në të vërtetë. Do të reagojmë në Meksikë, në garën e ardhshme”.

Hamilton, që kryeson me 70 pikë më shumë se Feteli, shpallet kampion i botës nëse del në vendin e shtatë ose më lart, në Çmimin e Madh të Meksikës, të dielën e ardhshme./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!