Tifozët vendas u dëshpëruan që në fillim.
Idhulli I tyre, piloti I Meklarenit, Oskar Piastri, gaboi papritur dhe doli nga pista pa nisur ende Çmimi I Madh I Australisë në Formula 1.
Gjithsesi, rreth 140 000 spektatorët në Albert Park të Melburnit patën shumë spektakël për të qenë të kënaqur.
Siç parashikoi favoriti I këtij viti, Xhorxh Rasëll, Ferrari kryesoi menjëherë pas startit, edhe pse Lëklerk u nis nga vendi I katërt.
Piloti anglez u tregua një “Nostradamus” I vërtetë, siç shkruajnë mediat australiane, dhe u desh të rraskapitej shumë që të kthehej I pari.
Rregullat e reja, me ndryshimin e fuqisë së motorit me energji elektrike, lejuan më shumë parakalime, dhe dy pilotët e parë bënë disa herë rokadë.
U desh një gabim në strategji I Ferrarit, pas makinës virtuale të sigurisë, që Mercedesi favorit të shkëputej.
Natyrisht, garat I fiton ajo makinë dhe ai pilot që paraqitet më mirë nga fillimi në fund, dhe Rasëll e meritoi plotësisht, duke lënë në vend të dytë shokun e tij të skuadrës, italianin Kimi Antoneli.
Lëklerk arriti podiumin si vend I tretë për Ferrarin, Hamilton doli I katërti për “Kokëkuqen”, ndërsa kampioni I botës, anglezi Lando Norris, doli I pesti për Meklarenin.
Shtatë herë kampioni I botës, Maks Verstapen, mund të jetë paksa I kënaqur me vendin e gjashtë pasi u nis I 20-ti, por Red Bulli nuk duket në nivelin e Mercedesit, të paktën për tani.


