Kompania gjermane e prodhimit të automjeteve Mercedes-Benz ka vendosur që të tërheqë nga tregu më shumë se 1 milion makina të llojeve të ndryshme për shkak të problemeve të konstatuara në sistemin e frenimit.
Kompania njoftoi në fundjavë se do të kontaktojë pronarët e automjeteve. Bëhet fjalë për 993,407 automjete në të gjithë botën, duke përfshirë 70 mijë vetëm në Gjermani.
Bëhet fjalë për modelet e prodhuara gjatë viteve 2004-2015 dhe dhe seritë më të prekura janë ML, GL dhe R-Class.
Gjatë inspektimeve, inxhinierët kanë konstatuar problemin në sistemin e frenimit, i cili sipas tyre ndodh rrallë, por përbën rrezik në rastet kur shoferët përballen me të.
Kompania gjermane bëri të ditur se po fillon tërheqjen e këtyre modeleve nga tregu dhe inspektimin e automjeteve që mund të kenë defekt. Nëse është e nevojshme, këto pjesë do të zëvendësohen sipas tyre. /abcnews.al