MEPJ: Maqedonia të shfrytëzojë mundësinë drejt BE

schedule13:13 - 1 Tetor, 2018

schedule 13:13 - 1 Tetor, 2018

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme mirëpret votën PO të qytetarëve të Maqedonisë në mbështetje të Marrëveshjes së emrit me Greqinë, gjatë Referendumit të djeshëm konsultativ.
Në një deklaratë për mediat, ministria jonë e jashtme bën të ditur se inkurajon vijimin pa vonesë të procesit të mëtejshëm legjislativ në Sobranie për të iniciuar ndryshimet e nevojshme kushtetuese dhe për të zbatuar plotësisht Marrëveshjen e arritur në Prespë, si rruga e vetme për anëtarësimin e vendit në NATO dhe BE.
Ministria e jashtme e Shqipërisë u kujton të gjitha forcave politike në Parlament se është koha t’i përgjigjen vullnetit të qytetarëve dhe me konsensus të gjerë të shfrytëzojnë këtë mundësi historike për avancimin e rrugës euroatlantike të vendit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!