Mënyrat si të vendosni shallin në flokë për të pritur pranverën në mënyrën më shik

schedule15:21 - 30 Mars, 2022

schedule 15:21 - 30 Mars, 2022

Pranvera ka ardhur dhe pamja jonë kërkon disa ndryshime të vogla për ta mirëpritur. Tani veshjet e errëta janë zhdukur, xhinset me ngjyra të çelura po hyjnë në jetën tonë të përditshme dhe flokët duhet të bëhen pak më të shkujdesur.

Tani e tutje, kur keni rrënjë të palyera, kur nuk do të keni shumë nerva për stilim ose kur dëshironi të dëgjoni thjesht komplimente për stilin tuaj, vini bast për një shall të këndshëm dhe me ngjyra.

Shamitë e flokëve mund të vishen në dhjetëra mënyra, në varësi të shijes tuaj ose orës së ditës.

Ose si një fjongo, ose rreth llastikut që të mban lart bishtin, ose edhe si një litar i gjerë.

Në videon e mëposhtme do të shihni se si mund ta bëni vetë shallin dhe ta vishni në varësi të gjatësisë së flokëve.

E sigurt është se çdo paraqitje juaj tashmë do të jetë më e përmirësuar dhe nuk do ju interesojë të jeni gjithmonë të kuruar./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!