Mënyra më e sigurt për të festuar Vitin e Ri gjatë kësaj pandemie është të rrini në shtëpi me personat me të cilët jetoni. Ose, online me miqtë dhe familjarë të tjerë, sipas këshillave të publikuara në uebsajtin e Qendrave Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.
“Qëndrimi në shtëpi është mënyra më e mirë për të mbrojtur veten dhe të tjerët,” thuhet në udhëzimet e dhëna për festat e dimrit, shkruan abcnews.al
Për ata që do të organizojnë festa, CDC sugjeron që të qëndrohet jashtë, me numër të limituar të ftuarish, ndërsa të disponueshme duhet të jenë maska. Po ashtu, rekomandohet që muzika në sfond të jetë e ulët në mënyrë që të evitohet ngritja e zërit.
Kur merrni pjesë në një festë, agjencia amerikane thotë që maskat duhen mbajtur në ambiente të mbyllura dhe të hapura, ndërsa alkooli dhe drogërat që mund të ndikojnë në gjykimin e shëndoshë duhet të shmangen.
CDC sugjeron po ashtu që këtë vit të organizoni festime virtuale me të dashurit tuaj, t’i kaloni festat me njerëzit me të cilët jetoni, t’i uroni me anë të telefonit familjarët e tjerë apo fqinjët, si dhe t’i shihni fishekzjarret online.
Nëse vendosni që të festoni me njerëz jashtë shtëpisë suaj, CDC sugjeron që të mbani maska, edhe poshtë shallit, dhe të qëndroni të paktën 1.8 metra larg të tjerëve, të shmangni turmat dhe ambientet e ventiluara dobët, të lani duart, dhe të qëndroni në shtëpi nëse jeni të sëmurë. s.b/abcnews.al/