Mënyra më e lehtë se si të hiqni etiketat nga kavanozat

schedule14:42 - 20 Nëntor, 2020

schedule 14:42 - 20 Nëntor, 2020

Mënyra më e lehtë se si të mund të hiqni pa problem etiketat e vjetra nga kavanozat tuaj lidhet me disa hapa të thjeshtë.

Fillimisht përzieni gjysmë gotë ujë me gjysmë gotë uthull molle. Me të lagni me kujdes pjesën e letrës së etiketave.

Bëni kujdes që etiketa të jetë plotësisht e lagur me këtë përzierje uji dhe uthulle. Më pas lyejeni atë me kujdes me pak vaj, cilin do që përdorni për gatim në shtëpi.

Lërini kavanozat tuaj brenda në lavaman ose në një hapësirë të izoluar. Bëjeni këtë për disa orë ose gjatë gjithë natës për rezultate më të mira.

Të nesërmen në mëngjes mjafton t’i merrni kavanozat tuaj dhe etiketat do të hiqen shumë lehtë, mjafton t’i spostoni me gishta. Në këtë mënyrë do të hiqni etiketën, bashkë me ngjitësen e saj dhe do të përfitoni një kavanoz plotësisht të pastër.

Sipas agrowrb.org, që kjo metodë të funksionojë është e rëndësishme t’i mbuloni mirë të gjithë kavanozat me vaj.

Në fund lajini si normalisht kavanozat tuaj, duke i fërkuar mirë me detergjentin e enëve, në mënyrë që i gjithë vaji të ikë nga sipërfaqja e tyre. l.k/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!