Mënyra e papritur se si astronautët e NASA-s mësuan se po shkonin në Hënë

schedule17:25 - 4 Prill, 2023

schedule 17:25 - 4 Prill, 2023

Astronautja e NASA-s, Christina Koch mendonte se ekipin i saj kishte planifikuar një video-konferencë, por kur ajo ndezi kompjuterin e saj, kuptoi se nuk kishte asnjë lidhje aktive për takimin në internet. Më pas ajo i dërgoi mesazh menaxherit të saj për të pyetur se çfarë ndodhi. Përgjigja që mori ishte “Duam të të shohim personalisht”.

Koch udhëtoi me makinën e saj deri në Qendrën Hapësinore Johnson, shtëpia e korpusit të astronautëve të NASA-s.

Koch u përzgjodh të jetë pjesë e ekuipazhit që të misionit Artemis II të NASA-s, misioni i parë në Hënë që nga misionet Apollo, rreth 50 vjet më parë.

Megjithatë, ajo nuk e dinte se do të shkonte në Hënë derisa arriti në Qendrën Hapësinore Johnson.

Sipas Washington Post, asnjë nga astronautët nuk e dinte se ata ishin përzgjedhur për misionin.

Misioni Artemis II është misioni më i madh me ekuipazh në gjysmë shekulli dhe “kthimi” i madh i NASA-s në Hënë.

Nga ana tjetër, edhe Victor Glover po drekonte me disa nga stafi i tij, ndërsa Reid Wiseman, i cili është edhe komandanti i misionit, mendoi të mos shkonte fare.

Wiseman ishte në anën tjetër të qytetit dhe duhej të vizitonte një mjek. Ai mendoi se në takim do të diskutohej për një anije kozmike problematike ruse që kishte rrjedhur. Ai nuk e kishte idenë se çfarë e priste në të vërtetë.

“Unë nuk mendoj se do t’ia dal,” kujton ai duke i thënë shefit të tij dhe astronautit kryesor të misionit, Joe Akaba. Megjithatë, Akaba u përpoq t’i thoshte, pa e zbuluar çështjen, se në realitet nuk ishte ashtu siç mendonte. “Duhet të vini këtu,” i ktheu ajo mesazh.

Astronauti ishte në zyrën e mjekut, kur mësoi përmes një video-telefonate se do të shkojë në Hënë, pasi nuk arriti kurrë në Qendrën Hapësinore Johnson.

Më në fund, në takimin e parë të mbajtur, shumica e astronautëve mbërriten me vonesë, astronauti kryesor, Joe Acaba, filloi fjalimin e tij duke theksuar rëndësinë e të qenit në kohë.

“Më pëlqejnë njerëzit që janë në kohë”, u tha ai. Askush nuk iu përgjigj komentit të tij. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!