Luleshtrydhet janë të shijshme dhe të pasura me vitaminë C, folate, antioksidantë dhe fibra.
Megjithatë, ato duhet të pastrohen me kujdes përpara konsumimit pasi janë mjaft delikate dhe mund të kontaminohen me baktere të dëmshme. Përveç kësaj, luleshtrydhet janë ndër frutat që përmbajnë më shumë pesticide.
Si të lani luleshtrydhet
Hiqni luleshtrydhet e prishura dhe mos i lini në ujë për shumë kohë. Luleshtrydhet thithin shpejt ujin, gjë që përshpejton prishjen.
Vendosni luleshtrydhet në një kullesë dhe shpëlajini me ujë të rrjedhshëm sa më shumë që të mundeni.
Më pas vendosini në një enë me ujë dhe kripë. I lini për disa minuta, i shpëlani dhe i lini të kullojnë në një kullesë.
Në fund i fshijmë me peceta ose me një peshqir të pastër kuzhine.
Uthull
Një tjetër metodë pastrimi është uthulla. Lajini luleshtrydhet mirë me uthull dhe ujë për t’i dezinfektuar.
Megjithatë, disa ekspertë janë të kujdesshëm ndaj kësaj metode pastrimi, si me sodën e bukës, pasi thonë se mund të depërtojë në brendësi të luleshtrydhes dhe të prishë shijen.
Çfarë duhet të mbani mend:
Luleshtrydhet mos i prisni dhe mos hiqni kërcellin sepse prishen më shpejt.
Para se të ruani luleshtrydhet, hiqni ato që janë të dëmtuara ose që tashmë kanë gjurmë myku.
Pasi të keni ndjekur këto këshilla, luleshtrydhet tuaja janë gati për t’u ruajtur.