Mentor Kikia kryeredaktori i Klan Plus në “Mbrëmje ABC” është shprehur se protesta e opozitës edhe një herë dëshmoni se ka qëndrueshmëri sa i përket numrit të pjesëmarrësve.
“Protestë e sot nuk është një e shqepur dhe është pjesë e një seri të një aksioni politik. Ajo që më bie në sy është fati që ka njëlloj resiste të pjesëmarrjes. Protesta kanë mësuar se zhbëhen nga numri i pjesëmarrjeve, pro për nga numri ka dëshmuar së pari qëndrueshmëri në natyrën e saj”.
Më tej gjatë fjalës së tij ai është shprehur se opozita ka hyrë në një rrugë që nuk ka kthim pas.
“Situata politike në Shqipëri është e paprecedentë. Asnjëherë opozita nuk ka braktisur, por ka bojkotuar. Këtu jemi përballë një fakti se opozita ka djegur mandatet. Kjo opozitë në mënyrë më të paprecedent u zëvendësua nga personat e listës. Të zottë e kësaj pune janë nuk dinë si do shkojnë atje ku duan të arrijnë. Nuk ka nisma si brenda ashtu edhe jashtë për t’i ulur palët dhe tavolinë dhe për të diskutuar. Ata thonë të ikë Rama dhe nuk bisedojmë me Ramën dhe këtë situatë nuk e marr kush përsipër këtë.
Ndërkombëtarët janë të ndërgjegjshëm që për momentin nuk bëhet fjalë për diskutime. PD është në një rrugë të ngushte ku nuk ka asnjë mundësi që të kthehet pas. Duke përjashtuar rrugën e diskutimeve PD ka vetë-zgjedhur përplasjen. Përpara se të përballet me Policinë e Shteti dhe qeverinë ajo ka përpara ndërkombëtarët”./abcnews.al