Mentor Kikia: Palmer konfirmoi ultimatumin e SHBA për mbajtjen e zgjedhjeve

schedule19:17 - 30 Qershor, 2019

schedule 19:17 - 30 Qershor, 2019

Mentor Kikia ka qenë i ftuar mbrëmjen e sotme në studion e ABC News me gazetaren Mirela Milori. Kikia dha opinionin e tij në lidhje me zgjedhjet lokale ditën e sotme. I pyetur nga gazetarja Mirela Milori se si u duk nën këndvështrimin e tij ky proces, Kikia tha se zgjedhjet kanë qenë më të qetat që nga periudha e komunizmit.

Mentor Kikia: Absolutisht e qetë. Përkundër paralajmërimeve para një jave apo të një skenari të mundshëm të opozitës e cila ishte përbetuar që do ti pamundësonte me të gjitha mënyrat zgjedhjet, rënia e këtij skenari coi në një betejë tërësisht demokratike ku njëra palë bëri thirrje për pjesëmartrje, njëra palë bëri thirrje për bojkot dhe ndërkohë u konsumua një ditë më se e zakonshme. Ajo që ka ndodhur më parë në proceset e mëparshme zgjedhore në Shqipëri sot nuk kishte pse të ndodhte sepse rivalë nuk kishte, kundërshtarë nuk kishte. të gjithë mendonin njësoj.

Mirela Milori: Si e shihni këtë tërheqje të opozitës?

Mentor Kikia: Dita e sotme e votimeve nuk duhet parë e shkëputur nga gjithë konteksti. Votimet ishin një hallkë e atij zinxhiri që ka filluar me aksionin e madh politik të opozitës për të përfunduar sdihet se ku dhe kur. Ishte një lloj kufiri që opozita i kishte caktuar vetvetes për ta zhbërë si proces, ja ka arritur deri diku me mospjesëmarrjen. Ka një realitet që duhet konsideruar fuqishëm për të parë përtej asaj që shohim në rrugë dhe në atë qetësi. Nuk ishte vetë PD që hoqi dorë nga skenaret e dhunshme për të penguar zgjedhjet por diktati i ndërkombëtarëve.

SHBA-të vunë veton, këmbëngulën dhe urdhëruan bërjen e zgjedhjeve në 30 qershor, urdhëruan opozitën që të heqë dorë nga skenari i dhunës, ky paralajmërim i bërë në mënyrë sistematike, javën e fundit erdhi në formën e ultimatumit. Ishte Z. Palmer që konfirmoi paralajmërinmin që ishte dhënë./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!