Mentor Kikia: Meta nuk ka rënë ende pre’ e provokimit të Ramës

schedule18:46 - 22 Maj, 2019

schedule 18:46 - 22 Maj, 2019

Gazetari dhe drejtori i informacionit të Klan Plus, Mentor Kikia, i ftuar ditën e sotme në Mbrëmje ide me Mirela Milorin, ka komentuar deklaratën e fundit të presidentit Ilir Meta gjatë aktivitetit të organizuar rreth sigurisë në ballkan dhe rolit të aktorëve të jashtëm në kohën e tranzicionit euroatlantik, ku sipas Kikisë, Meta është shfaqur tepër nervoz në këto deklarata.

Mirela Milori: Doja një reagim të parë për deklaratën e presidentit Meta

Mentor Kikia:  Në fakt ishte një reagim shumë nervoz duke patur parasysh natyrën e qetë të Metës, mund të konsiderohet habi për këtë qëndrim të tij kaq të fortë që nga koha e miratimit të ligjit për reformën në drejtësi ku sic dihet ka patur një kontestim të vazhdueshëm nga opozita. Meta po përpiqej të identifikonte dy probleme shumë të mëdha.

Mirela Milori: Ditën e sotme Meta ka evidentuar problemet e reforës në drejtësi, a duket sikur sot Meta doli në krahun e opozitës dhe hoqi petkun e presidentit?

Mentor Kikia: Ilir Meta është përpjekur të flasë si president, por të gjithë e dinë që ai është ish kreu i LSI, ka demostruar në shumë veprime që është në anë të opozitës, është përpjekur të mbajë një qëndrim të ftohtë. Por Shqipëria, pa gjykatë kushtetuese dhe pa gjykatë të lartë, nuk është një lajm i ri. Reagimi i zotit Meta, ishte absolutisht i ashpër dhe nuk i referohej faktit se vendi nuk ka gjykatë kushtetuese por konsideronte dështim reformën në tërësi dhe ky është një lajm i keq, parë në mbështetjen që kjo reformë duhet të vazhdojë të marri. Rama është përpjekur të tërheqë Metën për të marrë një pozicion të qartë lidhur me betejën politike mes partisë Socialiste dhe opozitës lidhur me mbajtjen apo mosmbajtjen e zgjedhjeve në 30 qershor, pra nëse do mbajë anën e opozitës por me sa duket Meta nuk ka rënë në këtë lloj provokimi të kryeministrit. nëse do e bënte një deklarim të tillë Meta do të zhvishej edhe më shumë në qëndrimet pro apo kundër qeverisë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!