“Mentalitet i ri, Barella si Kimmich”, Italia mahnit ish-kapitenin e Gjermanisë

schedule12:28 - 12 Qershor, 2021

schedule 12:28 - 12 Qershor, 2021

Italia nuk zhgënjeu askënd mbrëmjen e kaluar. Skuadra e Roberto Mancinit fitoi 3-0 takimin hapës të Euro 2020 ndaj Turqisë, dhe një gjë të tillë e bëri falë një futbolli shumë të bukur. Situata ka ndryshuar dhe të kaltrit po shfaqen prej kohësh si një ekip ofensiv.

Tifozëve u është rikthyer entuziazmi, teksa Italia e re i ka pëlqyer edhe Bastian Schweinsteiger, ish-kapitenit të Gjermanisë, i cili analizon suksesin e Azzurrëve në prononcimin e dhënë për ARD.

 

Bastian Schweinsteiger

Italia luajti shumë mirë, nuk shfaqi asnjë pikë të dobët. Mbrojtja super me Chiellinin dhe Bonuccin. Jorginho zhvilloi një ndeshje të shkëlqyer në mesfushë, ndërsa Barella ishte i jashtëzakonshëm, më kujton Joshua Kimmich.

Sulmi? Italianët mbeten gjithmonë të rrezikshëm përpara. Ekipi nuk u ndal për asnjë moment, nuk u kthye në mbrojtje pas golit të parë, ata vazhduan të kërkonin golin tjetër. Kjo është shenjë cilësie dhe e një mentaliteti të ri“, deklaroi Bastian Schweinsteiger. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!