Për herë të parë Bashkia e Librazhdit, me ndihmën e donatorëve shqiptarë e të huaj, ka ngritur një mensë sociale, e cila u vjen në ndihmë më shumë se 80 personave. Kryetari i Grupit Parlamentar Taulant Balla i pranishëm në ambientet e sapo hapura është shprehur se ky projekt do të shtrihet edhe në zona të tjera të vendit.
Ndodh për herë të parë që një nevojtar në Librazhd t’i drejtohet një mense sociale.
Këtu jo vetëm ofrohet vakti i drekës për familjet në nevojë, por ata që janë në kushte të rënda ekonomike mund të marrin edhe ushqim me vete në shtëpi.
Sipas kryetarit të Grupit Parlamentar, Taulant Balla, ky model që ekziston në shumë vende të botës do të shtrihet në të gjithë zonat me familje shumë të varfëra.
“Ky është një projekt që e kemi nisur me mbështetjen e donatorëve shqiptarë dhe të huaj, të cilin duam natyrisht ta zgjerojmë, qoftë në numër, qoftë edhe në zona të tjera me qëllim që ato familje të cilat një pjesë janë apo jo në skemën e ndihmës ekonomike, t’u garantojmë që të paktën një vakt t’u jetë i plotë”, tha Balla.
Ky është një projekt që e kemi nisur me mbështetjen e donatorëve shqiptarë e të huaj, të cilin duam ta zgjerojmë, qoftë në numër, qoftë në zona të tjera, me qëllim që ato familje të cilat, megjithë skemën e ndihmës ekonomike, t’u sigurojmë një vakt të plotë ushqimor.
Mensa sociale e Librazhdit ka nisur funksionimin prej pak ditësh, ndërkohë që Bashkia e Librazhdit shpreson që projektin ta zhvillojë edhe më tej që të mos mbesë vetëm në në shërbim të 80 personave./abcnews.al