Pas sherrit një person në Tropojë tenton të qëllojë me thikë 46-vjeçarin, ai e plagos me kallashnikov

schedule08:55 - 24 Qershor, 2021

schedule 08:55 - 24 Qershor, 2021

Një 46-vjeçar i identifikuar si Izet Ahmati është arrestuar nga policia pasi rreth orës 07:10 të mëngjesit të sotëm ka plagosur bashkëfshatarin e tij Bardhyl Kolbiba, 39 vjeç, në fshatin Luzhe në Tropojë.

Pas një konflikti të çastit Kolbiba ka tentuar të qëlloi me thikë 46-vjeçari por ky i fundit i është kundërpërgjigjur me kallashnikov. I plagosuri është dërguar në spitalin e Tropojës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia njofton se pas ngjarjes autori është fshehur në një banesë të braktisur në periferi të fshatit. Pas arrestimit të tij është gjetur dhe sekuestruar edhe arma e krimit kallashnikov me një krehër me municion luftarak si dhe thika e përdorur nga 39-vjeçari.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tropojë, vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e  plotë të  rrethanave të ngjarjes. m.v/abcnews.al