Mëngjesi nis me diell, temperaturat gjatë ditës arrijnë deri në 36 gradë

schedule07:15 - 23 Korrik, 2021

schedule 07:15 - 23 Korrik, 2021

Sipas MeteoAlb: Gjate gjithe dites territori shqiptar PARAQITET ne ndikimin e kushteve te qendrueshme atmosferike duke bere qe moti i kthjellet te jete dominant.

Perjashtim bejne zonat malore verilindore dhe juglindore, te cilat do te kene here pas-here vranesira te lehta.

Temperaturat e ajrit ulen në vlerat minimale por rriten në vlerat maksimale ku mëngjesi shënon 13°C ndërsa termometri gjatë mesditës ngjitet në 36°C.

Era do fryjë e lehtë me shpejtësi deri 30 km/h, nga drejtimi Verior- Veriperëndimor ndërsa në det të hapur krijohet dallgëzim 2 ballë.

Kosova

Masat ajrore të qëndrueshme do të diktojnë kushtet e motit në territorin e Kosovës. Për pasojë: kthjellimet do të jenë mbizotëruese thuajse gjatë gjithë ditës, ndërsa vranësirat do të shafqen në zonat veriore .

Maqedonia e Veriut

Mbetemi edhe ditën e premte në ndikimin e motit të kthjellët dhe me vranësira të lehta, ku më të dukshme vranësirat paraqiten në zonat perëndimore. Parashikohet që moti të mbizotërohet nga kthjellimet vetëm gjatë pasdites dhe mbrëmjes./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!