Sipas MeteoAlb: Ultësira perëndimore dhe zonat e ulta paraqiten me mot të kthjellët gjatë paradites POR vranësira të herë pas herëshme do ketë në zonat malore.
Në fakt pas mesditës parashikohet zhvillim i vranësirave lokale në juglindje të vendit duke rrezikurar edhe ndonjë shi afat shkurtër dhe të papërfillshëm. Parashikohet që pjesa tjetër e mbetur e ditës të vijojë me kthjellime dhe vranësira kalimtare në të gjithë vendin.
Temperaturat e ajrit ulen në mëngjes PO ashtu rënia vijon edhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 9°C deri në 32°C.
Era do fryjë mesatare me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke gjeneruar në det dallgëzim 3-4 ballë.
Kosova
Dita nis me kthjellime dhe vranësira të herë pas herëshme, POR pas mesditës do ketë zhvillim të vranësirave lokale duke gjeneruar shira afat shkurtër dhe të pakët. Orët e vona të pasdites dhe nata do të jenë kryesisht me kthjellime dhe vranësira kalimtare.
Maqedonia e Veriut
Alternime kthjellimesh dhe vranësira të shpeshta parashikohen të dominojnë deri pasdite duke sjellë në zona të izoluara shira të pakët, KU më të dukshëme reshjet do jenë në zonat lindore. Por mbrëmja ri-kthen kthjellimet./abcnews.al