Sipas MeteoAlb: Vendi ynë dominohet nga kthjellime gjatë pjesës së parë të ditës. Ndërsa pjesa e dytë e ditës sjellë kalime vranësirash të lehta nëpër territor, KU më të dukshme do jenë në zonat përgjatë kufirit lindor.
Temperaturat e ajrit mbeten të pandryshuara në mëngjes por ulen në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 3°C deri në 21°C.
Era do fryjë e lehtë me shpejtësi 25 km/h nga drejtimi Verior -Verilindor duke krijuar në det dallgëzim i ulët.
Kosova
Parashikohet që dita të mbetet në ndikimin e motit të qëndrueshëm deri në pasdite kur vranësira të lehta shfaqen në territorin e Kososvës.
Maqedonia e Veriut
Zonat kufitare me territorin shqiptar do paraqiten me kthjellime dhe vranësira të lehta. Por pasditja sjellë largimin e vranësirave nga këto zona dhe dominim të kthjellimeve në vend./abcnews.al