Menemenspor hedh sërish grepat, një “dem i kuq” në shënjestër

schedule18:34 - 25 Prill, 2020

schedule 18:34 - 25 Prill, 2020

Menemenspor nuk i ndahet Superiores. Emra të shumtë, që raportohen në mediat turke si objektiva të skuadrës ku luajnë Gentian Selmani dhe David Domgjoni. Liga jonë është kthyer në një vitrinë për drejtuesit e klubit nga Izmiri dhe tanimë thuhet se kanë piketuar një mbrojtës.

Bëhet fjalë për shtatlartin Eno Bitri, beratasin që këtë sezon është aktivizuar në shumë ndeshje me Partizanin në qendër të prapavijës. Yeniasir raporton se klubi i Menemenspor po përgatitet t’i bëjë një ofertë mbrojtësit në ditët në vazhdim.

Bitri në të shkuarën është aktivizuar me Tomorin në Kategorinë e Parë, ndërkohë që Partizani vjet në janar e huazoi te Kamza të luante disa ndeshje dhe më pas u kthye te të kuqtë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!