Chelsea arriti një fitore shumë të rëndësishme mbrëmjen e djeshme, pasi arriti të fitojë në shtëpi me rezultatin 2-0 kundër Newcastle. Blute e Londrës konfirmuan formën e mirë që po kalojnë nën drejtimin e trajnerit Tuchel, për të cilin ishte fitorja e katërt radhazi.
Ajo që ra në ishte zgjedhja e gjermanit për portierin, ku si rrallë herë ishte Kepa Arrizabalaga mes shtyllave. Tekniku u pyet menjëherë pas ndeshjes për vendimin e tij nga gazetarët dhe ai u tregua shumë i sinqertë me ta.
“Ne kemi nevojë për një Kepa të fortë në skuadrën tonë. Ai zhvilloi një ndeshje të mirë në Kupë dhe vendosëm që t’i jepnim një ndeshje tjetër si titullar për të fituar më shumë besim dhe kjo i bëri shumë mirë. Në të njëjtën kohë i dhamë Edou shansin për t’i rikuperuar mendërisht dhe kështu me një vendim morëm dy gjëra pozitive”, deklaron gjermani.
“Mendy është numri një, kjo është e qartë. Kjo ishte e qartë para ndeshjes dhe vazhdon të jetë ende. Jam i lumtur që Kepa nuk pësoi gol as në këtë ndeshje, ashtu si në Kupë. Ne shpresonim për një paraqitje pozitive të tij dhe ashtu ndodhi, por do të jetë Edou në portë tani e tutje pasi u rikuperua fizikisht dhe mendërisht”, përfundon Tuchel. /abcnews.al