Szczesny është rikthyer për të folur për problemin që e preku gjatë ndeshjes së Europa League mes Juventusit dhe Sporting Lisbona. Portieri bardhezi ndjeu një dhimbje në gjoks, duke e detyruar të largohej para kohe nga fusha. Për fat të mirë, mjekët nuk gjetën ndonjë problem të veçantë shëndetësor.
“Ishte e frikshme. Unë mendova se do të vdisja. Pasi i kalova topin mbrojtësit, ndjeva se zemra ime ishte gati të shpërthente, gjatë një koditje këndi i thashë Milik se nuk po ndihesha mirë. Dhimbja e gjoksit ishte e tmerrshme, sot e kësaj dite nuk e dimë ende se cila ishte arsyja e saj”, u shpreh portieri polak./h.ll/abcnews.al