Një burrë nga Florida i cili mendoi se koronavirusi ishte një mashtrim, humbi bashkëshorten nga Covid-19. Brian Lee Hitchens dhe gruaja e tij Erin kishin lexuar pretendime të ndryshme në internet mbi pandeminë dhe mendonin se virusi nuk ekzistonte apo se ishte i ngjashëm më gripin e zakonshëm.
Ata nuk ndoqën udhëzimet shëndetësore, madje as nuk kërkuan ndihmë kur u sëmurën në fillim të muajit maj. Brian u shërua por gruaja e tij 46 vjeçare u sëmur rëndë dhe vdiq këtë muaj nga problemet në zemër të cilat iu komplikuan nga virusi.
Brian tha për BBC se do të dëshironte që të kthehej pas në kohë dhe të dëgjonte këshillat që në fillim.
“Ky është një virus i vërtet, që i prek njerëzit ndryshe. Unë nuk mund ta ndryshoj të shkuarën por do përpiqem që të bëj zgjidhje më të mira në të ardhmen”, deklaroi Brian./abcnews.al