Mendoni se po e aplikoni siç duhet kremin kundër diellit? Ndiqni këto rregulla të thjeshta

schedule16:49 - 14 Qershor, 2022

schedule 16:49 - 14 Qershor, 2022

Nëse mendoni se po e aplikoni siç duhet kremin kundër diellit, e keni gabim. Një eksperte ka shpjeguar disa nga gabimet më të zakonshme që bëjmë kur bëhet fjalë për mbrojtjen e lëkurës gjatë verës si mos aplikimi i kremit përpara se të dilni nga shtëpia dhe përdorimin e produktit të vitit të kaluar.

Në rastin më të mirë, thjesht do të digjeni nga dielli. Në rastin më të keq, rrezet UV mund të shkaktojnë kancer të lëkurës. Dr Stephanie Oi, një mjeke e përgjithshme në Londër, thotë se shumë njerëz nuk janë të vetëdijshëm për masat që duhen marrë për t’u mbrojtur nga dëmtimi i diellit dhe kanceri i lëkurës.

Ju aplikoni krem ​​kundër diellit, por a aplikoni mjaftueshëm?

Shumica prej nesh nuk vendosin mjaftueshëm krem ​​kundër diellit. Për t’u mbrojtur siç duhet, është e nevojshme që të vendosni krem kundër diellit në të gjithë trupin.  Rrobat mund të ofrojnë një farë mbrojtjeje por mos harroni që të aplikoni dhe nën skajet e rrobave për t’u siguruar që të keni një mbulim të mirë të të gjithë trupit”, thotë ajo.

Harrojeni faktorin mbrojtës 30

Doktoresha rekomandon gjithmonë përdorimin e SPF 50, qoftë dhe kur është shi. “Zgjidhni SPF më të lartë të mundshëm për t’i dhënë vetes mbrojtjen më të mirë. Disa njerëz zgjedhin SPF më të ulët, sepse mendojnë se kjo do të rrisë nivelin e vitaminës D në trupin e tyre, por studimet kanë treguar se niveli i vitaminës D nuk ndikohet nga kremi më i lartë i diellit me SPF.”

Nuk e aplikoni në kohën e duhur

Ju e aplikoni kremin kundër diellit kur keni mbërritur në plazh. Kjo është e gabuar. “Kremi kundër diellit duhet të aplikohet të paktën 30 minuta para se të dilni jashtë, dhe më pas përsëri, çdo dy orë. Nëse notoni ose djersitni, do t’ju duhet edhe më shpesh”, thotë doktoresha. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!