Mendoni se është mirë por në fakt po i dëmtoni, mos e bëni më kurrë këtë gabim kur lani dhëmbët

schedule08:58 - 2 Gusht, 2022

schedule 08:58 - 2 Gusht, 2022

Larja e dhëmbëve është një nga hapat bazë të higjienës personale. Edhe pse të gjithë mendojmë se nuk ka ndonjë filozofi të madhe, në fakt, pak njerëz i lajnë dhëmbët ashtu siç duhet. Një nga gabimet e zakonshme është shpëlarja e zgavrës së gojës me ujë pas larjes.

“Shpëlarja e gojës me ujë është shumë e keqe për dhëmbët tanë, sepse shpërlan fluorin mbrojtës që mbetet në dhëmbë pas larjes. Fluori është përbërësi më i rëndësishëm në pastën e dhëmbëve. Ndihmon shumë shëndetin oral duke forcuar smaltin e dhëmbëve, duke e bërë atë më rezistent ndaj kariesit.

Ai gjithashtu zvogëlon sasinë e acidit të prodhuar nga bakteret në dhëmbët tuaj”, shpjegoi Nigel Carter, shefi ekzekutiv i Fondacionit të Shëndetit Oral. Thjesht shpëlarja e gojës me ujë nuk mund t’i dëmtojë dhëmbët, por largon shtresën mbrojtëse që pengon bakteret e ndryshme të arrijnë tek dhëmbët tuaj.

“Pështyrja e pastës së dhëmbëve, në vend që ta shpëlani me ujë, siguron që fluori që gjendet në shumicën e pastave të dhëmbëve të qëndrojë në dhëmbë dhe të vazhdojë të jetë efektiv”, shpjegon Carter. Ai gjithashtu këshillon të prisni deri në gjysmë ore pas larjes përpara se të përdorni shpëlarës goje, pasi mund të largojnë edhe fluorin nga dhëmbët. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!