“Mendojnë se jam një vrasës i CIA-s”, aktori i famshëm flet si rrallëherë për vajzat e tij

schedule10:15 - 7 Janar, 2022

schedule 10:15 - 7 Janar, 2022

Ryan Gosling dhe Eva Mendes janë një nga çiftet më të pëlqyer të Hollywood-it. Ata përpiqen ta mbajnë jetën e tyre private larg vëmendjes, duke shmangur daljet publike dhe duke i mbajtur fëmijët jashtë kamerave. Në një intervistë të fundit për GQ, aktori foli dhe për marrëdhënien me vajzat 7 dhe 5 vjeçare.

Ryan thotë se nuk po nxiton t’u shpjegojë se çfarë do të thotë profesioni i tij. Ai tha se imagjinata nga realiteti janë dy koncepte që janë të vështira për t’u ndarë në moshat në të cilat janë, kështu që do të duhet pak kohë. Siç thotë ai, vajzat në vitin 2018 besuan se ishte duke punuar në hënë kur ai luajti Neil Armstrong në filmin First Man.

Eva Mendes and Ryan Gosling Are Ready For Baby No. 3 (Exclusive)

I pyetur nëse mendonte se tani e kishin një ide më të mirë se çfarë po pune bënte saktësisht, ai u përgjigj: “Mendoj se më në fund e kuptuan. Unë jam Grey Man dhe unë jam një vrasës i CIA-s,” tha ai me shaka duke iu referuar filmit të ardhshëm të Netflix, “The Grey Man”, që luan bashkë me Regé-Jean Page.

Ryan Gosling and Eva Mendes' Kids: Meet Esmeralda and Amada Gosling

/abcnews.al

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!