“Mendojmë vetëm për fitore”, “gardiani” i Kombëtares: Kemi nevojë të shkruajmë historinë

schedule20:30 - 24 Qershor, 2024

schedule 20:30 - 24 Qershor, 2024

Diçka më shumë se 30 minuta na ndajnë nga një prej përballjeve më drithëruese në historinë e futbollit shqiptar, me “Legjionarët” e Kombëtares sonë, që mbrëmjen e kësaj të hëne do të ndeshen me Spanjën, në sfidën e fundit të Grupit B, të Euro 2024, ku një fitore e madhe, mund të në kualifikonte mes 16 më të mirave të kontinetit.

Para sfidës disa fjalë i ka thënë edhe portieri, Thomas Strakosha, i cili erdhi në Gjermani, si portier i dytë, pas Etrit Berishës, mirëpo tashmë është kthyer në pikën kyçe të “Kuqezinjve”, teksa për mediat u shpreh se të gjithë djemtë mendojnë vetëm për të siguruar fitoren.

“Shpresoj që gjithë shqiptaria të na sjellë fat. Të gjithë çunat janë gati, po e presim me emocione. Kemi nevojë për të shkruar historinë.

Sylvinho? Trajneri na tha të kemi durim dhe të mos na kapin emocionet si ndaj Italisë. Të respektojmë kundërshtarin, të mbrohemi mirë dhe të mbajmë topin sa më shumë. Pasi spanjollët bëjnë presing të fortë. Për mua personalisht është ndeshja më e rëndësishme e karrierës tani për tani. Shpresoj të na ndihmojë Zoti dhe të kualifikohemi.

Portieri i dytë me më shumë pritje? Në futboll është kolektivi. Do të jap maksimumin që të ndihmoj ekipin, si gjithë djemtë e tjetër. Mendojmë vetëm të fitojmë ndeshjen”,- u shpreh “gardiani” i portës “kuqezi”. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!