“Mendojmë pozitivisht”, Ten Hag “karikon” skuadrën para sfidës ndaj Bayern: Mund t’ja dalim

schedule10:36 - 12 Dhjetor, 2023

schedule 10:36 - 12 Dhjetor, 2023

“Djajtë e Kuq” të Manchester United do të zhvillojnë mbrëmjen e kësaj të marte, përballjen më të rëndësishme, të fazës së grupeve, të UEFA Champions League, teksa në “Old Trafford” do të presin “Bavarezët” e Bayern Munich, në përballjen e cila do të “vulosë” përfundimisht fatet e avancimit në fazat e mëtejshme të një kompeticioni evropian.

Mirëpo, jo gjithçka është në dorën e “Djajve”, pasi në grupin A gjithashu për kualifikimin luftojnë edhe skuadrat e Copenhagen dhe Galatasaray, me këto dy skuadra, që përballen me njëra-tjetrën e në rast fitoreje nxjerrin jashtë lojë djemtë e teknikut Erik ten Hag, mirëpo për këtë të fundit asgjë nuk ka rëndësi përveç se paraqitjes së të tijve.

Në konferencën për shtyp të zhvilluar një ditë para sfidës ndaj Bayern Munich, tekniku holandez i ka kërkuar përqendrim maksimal për ndeshjen që ai ka në dorë dhe rezultati i tyre ndaj kampionëve të Gjermanisë sot në “Old Trafford” duhet të jetë thjesht fitore, për të shpresuar më pas te një barazim në duelin tjetër të grupit.

“Unë nuk mendoj kurrë skenarë negativë, ne mendojmë pozitivisht. E dimë se duhet të fitojmë për të qëndruar në Evropë. Ne e përgatisim skuadrën me këtë ndjesi dhe këtë besim. Ne mund t’ia dalim. E kemi treguar në javët e fundit që kur jemi në më të mirën tonë ne mund t’ia dalim.

Një gjë është e sigurt, ndaj një ekipi si Bayern ti duhet të luash ndeshjen më të mirë, sepse ata janë një skuadër shumë e mirë me individualitete të mëdha. Nga ana tjetër, Chelsea ka lojtarë të shkëlqyer, por ne i dominuam. Mendoj se mund ta bëjmë edhe ndaj Bayern. Të gjithë janë gati dhe ne jemi në gjendje që ta bëjmë.

“Old Trafford” nuk është një vend i bukur për kundërshtarët. Për sa kohë unë jam këtu ne jemi të bashkuar. Ne duhet t’u japim energji tifozëve. Nuk kemi probleme me skuadrën. Ka një dyshim vetëm për Lindelof, por do të shohim nëse ai do t’ia dalë të jetë”,- u shpreh “tulipani” i pankinës. /i.m /abcnews.al