“Mendoja se isha milioner dhe përfundova trokë”, Alex Song rrëfen problemet

schedule15:19 - 19 Maj, 2020

schedule 15:19 - 19 Maj, 2020

Ish-mesfushori  i Arsenalit dhe Barcelonës, Alex Song, ka pranuar se ka gabuar me menaxhimin e parave. Kamerunasi ishte një nga të përzgjedhurit e Arsene Wenger, në kohën kur Arsenali kishte në ekip emra si Fabregas, Walcott apo Arshavin, por jeta jo e rregullt e tij jashtë fushe e dënoi atë.

“Unë kam kaluar plot tetë vite tek Arsenali dhe po filloja të bëja një jetë të mirë. Gjithçka po shkonte shumë mirë dhe unë po fitoja shumë para. Por, nga ana tjetër dhe kam harxhuar shumë. Darka të shtrenjta, udhëtime, pushime dhe në këto 8 vite nuk arrita dot të kurseja as 100,000 paund në llogarinë time bankare”, deklaron Song gjatë një video live në “Instagram”.

“Mendoja se isha një milioner, por realiteti ishte ndryshe. Fitoja diku tek 15,000 paund në javë. Kur firmosa kontratën e parë isha shumë i emocionuar. Kujtoj Henry kur mbërriti në stërvitje me makinën e tij luksoze dhe mendova se dhe unë duhet të kem të njëjtën makinë sa do që të jetë kostoja. E bleva, por pas dy muajsh e kuptova që po më mbaronin paratë dhe u interesova për një Toyota”, vazhdon Song.

“Barcelona? Katalanasit ishin të interesuar të më blinin mua dhe drejtori i tyre sportiv ma bëri të ditur se unë nuk do të luaja shumë atje. I thashë se nuk më interesonte fare sepse mendoja se tashmë do të bëhesha milioner”, kujton Alex kohën e tij në “Camp Nou”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!