“Mendoja se do të vdisja”, profesori i La Casa De Papel rrëfen betejën me kancerin

schedule17:48 - 17 Dhjetor, 2021

schedule 17:48 - 17 Dhjetor, 2021

Para suksesit të madh të serialit La Casa De Papel ku luajti, Alvaro Morte kaloi vështirësi të mëdha në jetën e tij, pasi u diagnostikua me kancer në moshën 30-vjeçare. Së fundmi, aktori ka folur hapur për betejën shëndetësore duke thënë se nuk mendonte se do të mbijetonte.

“Kur isha 30 vjeç u diagnostikova me kancer në kofshën e majtë dhe rrezikoja të humbisja këmbën. Unë besoja se do të vdisja,” tha ai. Nuk ishte vetëm frika nga kanceri që e trembte por dhe fakti se ishte shumë pranë depresionit. Pavarësisht kësaj, arriti të gjente forcat dhe të kapërcejë pengesat që i dilnin përpara.

Money Heist' Actor Álvaro Morte Bids Adieu to the Professor - Video

“Mendova që vështirësi të tilla mund t’i hasë të gjithë në jetën e tyre. Ju duhet të përballeni me ta. Mendoj se gjëja më e zgjuar që mund të bëjë dikush është të gjejë diçka për të pirë për shëndetin e tij. Kam shumë”, u shpreh aktori.

Álvaro Morte: todo lo que se esconde detrás del actor del momento

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!