“Telefonata e parë pas gjithçkaje që më ndodh”, Megi Pojani përlotet teksa flet për prindërit

schedule22:36 - 23 Dhjetor, 2020

schedule 22:36 - 23 Dhjetor, 2020

Tashmë është bërë e zakonshme që të mërkurave në ABC, emisioni “E ardhmja është vajzë” të na dhurojë emocione të forta.

E ftuara e mbrëmjen e sotme, showgirl-i Megi Pojani, në rubrikën “Djemtë e jetës time”, ka marrë një videomesazh special.

Moderatorja e “Maskat” duket se kishte ardhur me idenë për të mos u përlotur në emision, por nuk ja ka dalë, teksa shprehet se i ati është jeta e saj dhe ndonëse e ka pasur të vështirë të flas para kameras, ka ja dalë t’ja shprehi dashurinë. Megi shprehet se ka pasur gjithmonë një marrëdhenie shumë të veçantë me të atin, i cili edhe pse ka kaluar shumë vështirësi, ka qenë gjithmonë pranë familjes, i përfshirë në gjithçka dhe një mbështje shumë e madhe për vajzat e tij.

Momenti kur ajo nuk ka mundur t’i mbajë dot lotët ishte kur u përpoq të thotë disa fjalë për prindërit. Për Megin ata janë mendimi i parë dhe telefonata e parë pas çdo gjëje që ndodh, ndërsa tregon se i është shumë mirënjohëse dhe se njerëzit, në mënyrë që të rrijnë me ta duhet ta meritojnë pasi janë vërtetë të rrallë./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!