Mendilibar i “nervozuar” me paraqitjen ndaj Real Madrid: Jam i zemëruar, nga sot do të mendoj për finalen e Europa League

schedule12:50 - 28 Maj, 2023

schedule 12:50 - 28 Maj, 2023

Sevilla dështoi të ruante avantazhin e minutave të para, në përballjen e mbrëmjes së djeshme, teksa u mund me rezultatin e ngushtë 1 me 2, nga “galaktikët” e Real Madrid, në një përballje tejet vendimtare për “andaluzianët”, të cilët kishin mundësinë për të siguruar një vend për në fazën e grupeve të Conference League, sezonin e ardhshëm.

Pas ndeshjes së djeshme, tepër i revoltuar nga paraqitje e të tijve u duk të ishte dhe trajneri i Sevilla, Jose Luis Mendilibar, i cili për mediat tha se është tepër i zemëruar për dështimin e skuadrës së tij dhe që nga dita e sotme do të fillojë të mendojë për finale e Europa League ndaj Roma.

“Shija e fundit e kësaj ndeshjeje është e keqe. Ne luajtëm shtatëdhjetë minuta të mira, por u dhamë atyre një avantazh në gola. Në njëmbëdhjetë ndeshje në ligë kam marrë katër të kuq. Nuk mund të luajmë kështu, por duhet të jemi më të arsyeshëm dhe të qetë. E di që edhe Roma humbi, por tani jam i zemëruar. Nesër do të mendoj për finalen dhe çfarë duhet të bëjmë për të fituar”,- u shpreh Mendilibar.

Ndërkaq, kujtjomë se finalja e madhe e Europa League do të zhvillohet mbrëmjen e 31 majit në stadiumin e Budapestit në Hungari, aty ku “anadaluzianët” e Sevilla do të përballen me “verdhekuqtë” e Roma-s. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!