Menaxhimi i situatës së COVID-19, presidenti Ilir Meta mbledh nesër Këshillin e Sigurisë Kombëtare

schedule23:09 - 14 Prill, 2020

schedule 23:09 - 14 Prill, 2020

Presidenti Ilir Meta do të mbledhë nesër për të dytën herë Këshillin e Sigurisë lidhur me menaxhimin e krizës së Covid-19.

Një fakt të tillë e bëri me dije kryedemokrati, Lulzim Basha në media ku dhe konfirmoi pjesëmarrjen e tij.

Duke komentuar ftesën e kryeministrit Rama për të bashkërenduar forcat, Basha tha se prej fillimit ka qëndruar larg retorikës politike dhe do të vazhdojë ta bëjë.

Sipas Bashës, ekspertët e PD-së janë dhe kanë qenë të gatshëm të kontribuojnë.

“E ka për detyrë të jetë edhe kryeministri pjesë e saj, por presidenti për herë të dytë po fton edhe kryetarin e opozitës. Pra, ne kemi qenë dhe jemi të gatshëm të ofrojmë të gjithë ekspertizën tonë  pikërisht në funksion të daljes nga kjo situatë më sa më pak dhimbje”, deklaroi Basha./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!