I ftuar në studion e “ABC News” Edvin Kulluri është shprehur se tërmeti nuk dihet se ku do të ndodhë vjen në një mënyrë të papritur, por kjo nuk do të thotë që qeveria u tregua e gatshme për tu përballur me situatën.
“Reagimi pas tërmetit që goditi Shqipërinë ishte një gjendje shoku qoftë nga shoqëria, por edhe nga qeveria. Ajo që vihet re është reagimi i ngadaltë për shpalljen e emergjencës civile”, theksoi ai
Sipas tij reagimi pas tërmetit nga qeveria ishte reagim i ngadaltë.
“Ajo që bie në sy është se ka vonesë. Kryeministri futet në panik emocional në raste emergjencash. Vihet re një mospranim i situatës së emergjencës”, shprehet Kulluri.
“Shpallja e emergjencës është e rëndësishme sepse futen në lojë të gjithë mekanizmat automatikë të menaxhimit të situatave të krizës humanitare dhe emergjencës. Aktori kryesor është Ministria e Mbrojtjes, Forcat e Armatosura, Policia dhe institucione të tjera për të përballuar kaosin. Ka mungesa në trajtim në mjetë në poligone për tu stërvitur kjo sjellë kapacitetet minimale për të përballuar situatat e emergjencës”, u shpreh Kulluri.
Sa i përket propozimeve të PD ai thotë se është propagandë e pastër, ka një mungesë totale
I vetmi propozim që qëndron sipas tij është procedura rutinë e kontrollit të cilat qeveria po i bën dhe gjithashtu një tjetër pikë e rëndësishme është rishikimi i buxhetit, tha Kulluri./abcnews.al