Menaxhimi i Covid-19, presidenti brazilian akuzohet për krime kundër njerëzimit

schedule15:35 - 20 Tetor, 2021

schedule 15:35 - 20 Tetor, 2021

Një komision parlamentar hetimor i senatit brazilian do të kërkojë që presidenti Bolsonaro të akuzohet për një seri krimesh të qëllimshme gjatë pandemisë së Covid-19, që shkaktoi më shumë se 600 mijë viktima në vend, shkruan CNN

Pas pothuajse 6 muajsh audicionesh të shpeshta, dëshmish dhe deklaratash shokuese për eksperimente mbi kavie njerëzore me mjekime jo efikase; komisioni i përbërë nga senatorë të partive të ndryshme politike, publikuan raportin e shumëpritur.

Dokumenti prej 1200 faqesh, i jep të drejtën komisionit parlamentar që të akuzojë kreun e shtetit për krime kundër njerëzimit, dhe neglizhencë për shëndetin publik  të popullsisë. Krimet e cituara në raport janë të qëllimshme, sepse qeveria e Bolsonaros, vendosi qëllimisht të mos merrte masat e duhura për shmangien e përhapjes së pandemisë së Covid-19.

Akuzat janë shumë të rënda, por impakti parashikohet të jetë simbolik sepse presidenti i ekstremit të djathtë ka mbështetjen e parlamentit për të shmangur nisjen e procedurës për shkarkimin e tij. Gjithashtu, prokurori i përgjithshëm Augusto Aras, një aleat i Bosonaros, mund të bllokojë çdo akuzë.

Por këto akuza mund të kenë një impakt të rëndësishëm politik, në një kohë që sondazhet tregojnë se Bolsonaro është humbës përballë Lula Da Silva, një vit para zgjedhjeve presidenciale./abcnews.al