Menaxheri i Twitter qëllohet për vdekje

schedule10:00 - 7 Maj, 2020

schedule 10:00 - 7 Maj, 2020

Njëri nga menaxherët e rrjetit social Twitter u qëllua për vdekje të premten në mbrëmje.

Courtney Brousseau, një menaxher 22-vjeçar në Twitter, po shëtiste nëpër Parkun Dolores, në San Francisko, gjatë kohës kur u qëllua me armë.

Ndërsa ai po ecte, dy burra dolën nga makina e tyre dhe hapën zjarr drejt tij.

Sipas The San Francisco Chronicle, dy burrat qëlluan rreth 50-60 plumba në drejtim të tij.

Një 18-vjeçar gjithashtu u plagos, por nuk pësoi dëmtime të rënda, sipas The Chronicle.

Brent Andrew, zëdhënësi i Spitalit të Përgjithshëm të San Franciskos, i tha mediumit Exit se Brousseau ishte në gjendje të rëndë, dhe vdiq në orën 7 të së hënës nga plagët e marra.

New York Post raportoi se menaxheri i rrjetit social ka ndihmuar shumë njerëz duke i ofruar mbështetje financiare për ata që kishin nevojë gjatë pandemisë.

Policia nuk ka arritur ende të identifikojë ndonjë të dyshuar apo shkakun e ngjarjes./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!