jo merkato vere u shërbeu jo pak “gjigandëve” të Evropës, të cilët bënë çmos për të forcuar skuadrat e tyre gjatë hapësirës së transferimeve, ku padyshim një prej skuadrave që ka afruar lojtarë mjaft interesantë është dhe Inter.
Mes shumë e shumë lojtarë, “zikaltërit” vendos të rikthenin në “Meazza”, “bomberin” austriak, Marko Arnautovic, mirëpo ky i fundit nuk ishte aspak në “radarët” e Inter dhe për kalimin e tij të beftë në Meazza ka folur vëllai dhe menaxheri i tij, Danijel Arnautovic, i cili për mediat italiane theksoi se para nënkampionëve të Evropës, po zhvillonin bisedime me 2 klube të tjera të Serie A.
“Këtë verë ne kishim folur me dy klube të mëdha italiane, Roma e Juventus. Inter nuk ishte as në “radar”. Në një moment u duk se Marko do të duhej të qëndronte, por duke qenë se “zikaltërve” i mungonte një sulmues, i shkrova Ausilios duke i thënë, ‘Unë e di çfarë të duhet dhe unë kam atë që të duhet’ ai telefonoi dhe Bologna e pranoi ofertën”,- tha vëllai i Arnautovic. /i.m /abcnews.al